Gruda pas përplasjes në Kuvend me Agim Bahtirin: U takuam privat, më kërkoi falje

Prishtinë | 19 Nën 2025 | 21:47 | Nga Ekonomia Online

Sot në seancën ku pritej të votohej qeveria, Glauk Konjufca dështoi të zgjidhet kryeministër i Kosovës, dhe u zhvilluan përplasje në Kuvend.

Pas përplasjes në Kuvend me Agim Bahtirin, deputeti i PDK-së, Përparim Gruda tha se u takua në korridor me të pas përfundimit të seancës, ku edhe i kërkoi këtij të fundit falje.

Ai tha se sa i përket bagazhit patriotik, Bahtiri nuk është në pozicion që të shesë moral të tillë.

“U takuam në korridor, dhe me kërkoj falje, tha nuk e pata me ty por me partinë. Mendoj që ishte e ultë, më vjen keq nëse hyjmë me kqyrë bagazhin patriotik, nuk mendoj që Bahtiri është në pozicion me na shit moral të tillë”, tha ai në T7.

Të ngjashme