Në gjykatën penale sot duhet të mbahet seancë e re për rastin “TNT” të PSP-së për rrënimin e kompleksit “Kozmos” të biznesmenit Fijat Canoski.
Seanca e kaluar ishte anuluar për shkak të mungesës së të akuzuarës Marika Zafirovska.
Mes të akuzuarve për rrënimin e “Kozmosit” është edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit Mile Janakieski dhe ish kryetari i Gazi Babës Toni Trajkovski.