Janakisevski: Çdo ditë jam në gjykatë, kur do t’i shoh dëshmitë?

Prishtinë | 02 Pri 2018 | 14:09 | Nga

“Kam të caktuar gjykime, vetëm dy ditë kam mundësinë për të inspektuar provat e PSP-së, prandaj i kërkoj gjykatës të lejojë më shumë ditë për të inspektuar. Ka 25 kuti, mbi 6,000 dokumente dhe mbi 100,000 faqe, ne nuk do të mund t’i inspektojmë.”

Këtë ia tha Mile Janakieski gjykatësit Osman Shabani i cili e pranoi kërkesën për shtyrjen e seancës kryesore deri më 12 prill, dhe u dha atyre një afat deri më 12 prill për të inspektuar provat e PSP-së, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Në gjykim të Janakieskit u bashkuan edhe avokatët e tjerë, duke përfshirë edhe ata të Gruevskit. Ata thanë se klienti i tyre Nikola Gruevski ka vetëm dy ditë për të inspektuar, sepse ditët e tjera janë deri më 12 prill ka gjykime.

Gjykatësi Shabani qëndroi në qëndrimin se deri me 12 prill do të kenë mundësi për inspektim dhe për këta ka pasur kohë edhe më herët.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme