Rasti “TNT”, kërkohet ndryshimi i gjykatësve

Prishtinë | 05 Pri 2018 | 19:17 | Nga

Nikola Gruevski, Mile Janakieski, Toni Trajkovski dhe katër të pandehurit e tjerë për prishjen e Kozmosit kanë kërkuar që të ndryshohen gjykatësit që i gjykojnë për shkak të dyshimit se pse gjenden në bisedat e përgjuara. Përveç gjykatësve Ognen Stavrev, Osman Shabani, Pajazit Pajaziti dhe Ivan Colev nga Gjykata Penale, kërkojnë që gjatë vendimit të përjashtohen edhe gjykatësit e apelit, Safet Ademi dhe Lidija Dimçevska.

Kërkesa është dorëzuar në Gjykatën Supreme, ndërsa seanca e sotme ku duhej të dëgjohej edhe bisedat e papublikuara u shty për më 13 prill. Megjithatë, mbrojtja e të pandehurve nuk dha shpjegim të saktë se si do të vendosë Gjykata Supreme kur kreu i kësaj gjykate, Jovo Vangelovski, është pjesë e bombave të publikuara nga LSDM-ja.

“Ne kemi parashtruar një kërkesë që të marrim përgjigje se kush janë gjykatësit që gjenden në ato përgjime që të dimë nëse këta gjykatës mund të veprojnë në ndonjë fazë të procedurës së tanishme. A mund të veprojnë edhe në fazat e mëtejshme dhe nëse ka pengesa ligjore”, tha Elenko Milanov, avokat i Nikolla Gruevskit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme