Grup-mosha më e prekur nga Covidi 30-39 vjeç

Prishtinë | 26 Kor 2020 | 21:20 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka treguar se mosha mesatare e të infektuarve në Kosovë është 44.3 vjeç.

Hoti, përmes një postimi në profilin e tij në facebook, po ashtu ka thënë se grup-mosha më e prekur ajo 30-39 vjeç (21%).

“Mosha mesatare e të infektuarve nga Covid-19 në Kosovë është 44.3 vjeç”.

Grup-mosha më e prekur ajo 30-39 vjeç (21%).

Këto statistika dëshmojnë se të rinjtë janë të rrezikuar nga Covid-19, po aq sa edhe moshat më të vjetra.

“Kujdesu dhe mbrohu, e ke këtë mundësi”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Të ngjashme