Grupi anti-Basha nesër takim në Durrës

Prishtinë | 11 Kor 2017 | 16:47 | Nga

Grupi i demokratëve, që doli kundër Lulzim Bashës pas rezultatit katastrofik që pësoi në zgjedhjet e 25 qershorit dhe rikandidimit të tij për kryetar të Partisë Demokratike në një garë farsë, pritet të mblidhet nesër në qytetin e Durrësit.

Demokratët anti-Basha, të cilët kërkuan standard në zgjedhje, respektimin e statutit, si dhe analizë në parti e pastaj zgjedhjen e kryetarit të ri, do të takohen në teatrin “Aleksandër Moisiu”, në orën 19:00.

Ky takim u njoftua dhe nga ish-deputeti i PD, Astrit Patozi, gjatë intervistave të tij televizive në ABC News dhe Report Tv. Mësohet se do të jetë në takim Patozi, por jo i vetëm. Në panel ai do të shoqërohet nga personalitete të rëndësishme dhe aktivë në jetën politike të PD.

Patozi, i cili u përjashtua nga gara për kryetar të PD, pritet të diskutojë me simpatizantë dhe anëtarë të Partisë Demokratike mënyrat se si mund të dilet nga kjo gjendje ku është zhytur PD

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme