Grupi i arbëresheve të Zadarit të Kroacisë për herë të parë performojnë në Kosovë

Prishtinë | 17 Gus 2023 | 18:58 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, ka pritur gjatë ditës së sotme në takim, përfaqësuesin e ambasadës së Kroacisë në Kosovë, Nedjeljko Spilek, dhe duon artistike “Dina e Mel”, të përbërë nga Dina Busiq dhe Melita Ivkoviq.

Në këtë takim u bisedua mbi lidhjet kulturore mes të dyja vendeve, në veçanti thellimin e kësaj marrëdhënieje, përmes organizimit të aktiviteteve kulturore promovuese të përbashkëta, si dhe bashkëpunimit në këtë drejtim.

Artistja Dina Busic, arbëreshe nga Zadari i Kroacisë e që gjithashtu performon këngë të vjetra të arbëreshëve kroat, tregoi për iniciativat e ndërmarra si dhe projektin e nisur për promovimin e kulturës, gjuhës dhe artit, duke iu referuar s’i ruajtja e bukurisë së natyrshme të harmonive të arbëreshëve.

Bislimi e vlerësoi punën e tyre në sjelljen e thesarit muzikor të arbëreshëve, si dhe i uroi suksese artistëve për angazhimin dhe përkushtimin në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës dhe artit të arbëreshëve në shtetin kroat, duke ofruar gjithashtu mbështetjen dhe bashkëpunimin e tij për iniciativa të ngjashme.

Duoja artistike “Dina e Mel”, po qëndron për herë të parë në Kosovë, ku pas koncerteve në Prishtinë, Prizren dhe Mitrovicë, sonte do të performojë në festivalin “Etno Fest”./Klankosova.tv

Të ngjashme