Grupi parlamentar i AAK-së organizon tryezë diskutimi për Ligjin e Pagave

Prishtinë | 16 Nën 2022 | 08:59 | Nga Ekonomia Online

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), sot në ora 13:00 do të organizojë tryezë diskutimi.

Tema e këtij diskutimi është “Projektligji i Buxhetit të Kosovës për vitin 2023 – Ligji i Pagave”.

Diskutimi do të mbahet në ndërtesën e Kuvendit, salla S1.

Kujtojmë se AAK ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për Projektligjin për buxhetin për vitin 2023.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në konferencë për media tha se ekzekutivi ka gënjyer 80 mijë zyrtarë publikë, duke mos e përfshirë Projektligjin për paga në buxhetin për vitin e ardhshëm.

Andaj, ai tha se do të adresojnë një amendament në kuadër të Projektligjit për buxhetin për ngritjen e pagave deri në 30 për qind për sektorin publik.

Të ngjashme