Grupi punues për Shqyrtimin e Rekomandimeve të Draft – Raportit te ZKA-së për vitin 2020, sot pasi ka marrë informacionet nga zyrtarë të fushave të ndryshme, ku ka pasur të gjetura dhe konfirmimin e tyre që nuk kanë komente në të gjeturat dhe rekomandime.
Ky grup punues, ka pranuar njëzeri të gjitha të gjeturat dhe rekomandimet, të cilat ia ka rekomanduar kryetarit, e ai më pastaj i ka miratuar. Kështu pra sot (30.06.2021) është përgatitur letërkonfirmimi, i nënshkruar nga kryetari dhe është njoftuar ZKA në formë të shkruar për procedura të mëtutjeshme.