Pothuajse 500 personat e arrestuar pas grusht-shtetit të dështuar të vitit të kaluar në Turqi duhet të paraqiten në Gjykatë nën akuzën për “pjesëmarrje në këtë komplot”.
Të pandehurit do të paraqiten në një sallë gjyqi të ndërtuar jashtë kryeqytetit të Ankarasë, duke u përballur me akuzat për “tentim vrasjen e presidentit”.
Ushtarët rebelë u përpoqën të marrin pushtetin në Turqi në muajin korrik të vitit 2016, duke lënë 249 civilë të vdekur.
Ky gjykim është më i madhi deri tani në lidhje me grusht-shtetin e dështuar.
Pas kësaj tentative për grusht-shtet, qindra persona ishin arrestuar, shumica prej tyre si të dyshuar për lidhje me Fethullah Gulen, një klerik që jeton në ekzil në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gulen i dyshuari kryesor në këtë rast është midis atyre që gjykohen, megjithëse në mungesë derisa ai vetë ka mohuar akuzat.
Kritikët thonë se Erdogan po përdor spastrimin që pasoi grusht-shtetin për të frenuar mospajtimin politik.