GSJP prezanton performancën e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Prishtinë | 10 Mar 2017 | 09:15 | Nga

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GSJP) ju fton të merrni pjesë në Tryezën e Diskutimit me temë “Sfidat në Sistemin e Drejtësisë: Pakënaqësia qytetare kundrejt punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ku qëndron problemi?”.

Kjo tryezë diskutimi do të mbahet sot dhe ka për qëllim të diskutojë përformancën dhe efikasitetin e sistemit gjyqësor dhe prokurorial në Kosovë.

Për më tepër, gjatë tryezës do të analizohen sfidat dhe vështirësitë e identifikuara në punën e gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe pakënaqësia dhe mosbesimi i qytetarëve kundrejt këtij sistemi.

Gjatë këtij diskutimi, Grupi për Studime Juridike dhe Politike, do të prezantojë indeksin e dytë të performancës së sistemit të drejtësisë në Kosovë (RoLPIK), i cili paraqet trendin e performancës dhe efikasitetin e punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Gjithashtu, me anë të këtij Indeksi tregohet shkalla e kënaqshmërisë qytetare kundrejt institucioneve të drejtësisë në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme