Donald Trump ditë më parë ka sjell vendimin për ndalimin e hyrjes së personave të shtatë vendeve me shumicë myslimane.
E në vazhdën e shumë kritikave dhe kundërshtimeve të VIP-ave edhe gazeta britanike The Guardian i ka kushtuar një artikull.
Në fakt, kjo revistë prestigjioze ka titulluar një shkrim “Kjo është ajo se si duket një refugjate: 7 femrat frymëzuese që janë kundër mosmarrëveshjes”.
Në mesin e tyre është edhe këngëtarja shqiptare Rita Ora, e cila thuhet se u largua prej Kosovës me prindërit gjatë luftës pas persekutimit të shqiptarëve.
Më tutje shkruan se Ora është një storie e suksesit, megjithëse një refugjate, ajo ka fituar një numër të madh të çmimeve ndërkombëtare dhe ka sjell shumë këngë dhe është imazh i markave të mëdha, të tilla si, Adidas dhe Rimmel.
Gjithashtu është edhe ish-sekretarja amerikane Madeleine Albright, e cila ka prejardhje pre Çekisë dhe ka qenë e suksesshme.