Trashëgimia kosovare e Xherdan Shaqirit, Granit Xhakës dhe Valon Behramit nënkupton një emocion shtesë për takimin kyç të Zvicrës në Kaliningrad kundër Serbisë.
Kur atletet e një futbollisti bëhen debat para një ndeshje, normalisht jepen shenja se nëntregimet për këtë takim janë të mangëta: e kundërta do të ndodhë kur Xherdan Shaqiri do të vrapojë me këto atlete në Kaliningrad. Sulmuesi i Zvicrës do të vesh një palë atlete që, në thembrën e djathtë të tyre paraqitet flamuri i Kosovës. Ai është vetëm njëri nga lojtarët e kësaj kombëtareje që tregojnë besnikëri, dhe ngritin temperaturat para kësaj ndeshje që dukej se do të jetë kryesorja për të dyja skuadrat qëkurse u tërhoq shorti për Botëror.
“Nëse ai e do Kosovën kaq shumë dhe e vendos flamurin aty, pse ka refuzuar mundësinë për të luajtur për atë skuadër?”, kishte pyetur Aleksandar Mitrovic kur Shaqiri zgjodhi këto atlete – për të barazuar gjërat ai vendosi një flamur zviceran në atleten e tij të majtë. Mitrovic kështu sjelli një paralele duke na treguar mjaftueshëm një tregim. Çdo justifikim për të hedhur zjarr në benzinë në mes të Kosovës dhe Serbisë, kjo e fundit refuzon ta njeh ish krahinën e saj si një shtet të pavarur – na dërgon në një ngjarje ku Shaqiri tregonte ndjenjat e tij gjatë në një postim të këtyre dy atletëve në faqen e tij në Instagram muajin e kaluar. Reagimet online dhe të mediave serbe e quajtën këtë “Provokacija” (provokim) pasi tema e tillë ende është në agjendë – por ai nderoi vendin e tij –një formë zemërimi, por dëshira e Shaqirit, së paku, do të mund të llogaris në fuqinë e tij për të fituar nëse urrejtja do të dominojë në fushë.
Granit Xhaka dhe Valon Behrami janë startuesit e tjerë për Zvicrën po ashtu kosovarë; të gjitha familjet e tyre janë larguar nga Kosova, për shkak të represionit dhe dhunës që kishte shpërthyer në mes të forcave lokale dhe Serbisë së sotme, që nga fundi i viteve 80’ta deri në fillim të 1990 deri në fillim të shekullit të ri, deri në rezultatin e konfigurimit të futbollit modern europian. Para se Kosova të njihej nga FIFA dhe UEFA në pranverën e vitit 2016, dhe të lejohet të garojë, djemtë e saj të migruar ishin zëri i tyre i lartë që kishin depërtuar në skenat e sportit ndërkombëtarë. Zvicra, që është streha e 200, 000 banorëve kosovarë, dhe ka një mori talentesh të futbollit që vinë nga ky vend, u pasurua me këta lojtarë në Kombëtaren e tyre.
Të dielën ky rast ishte përsëri temë në Kosovë, kur Steven Zuber barazoi rezultatin kundër Brazilit, baret në Kosovë shpërthyen nga lumturia nga Prishtina deri në perëndim në qytetin e Gjakovës. Vullneti i tyre i mirë mbetet i fuqishëm, edhe pse mund të thuhet se ethet e Botërorit kanë depërtuar në këtë vend edhe më parë: më 2014 ekrane të mëdha u vendosen në qendër të Prishtinës dhe turma të mëdha i shihnin Kombëtaret e huaja në Brazil; këtë vit duket se kjo kënaqësi nuk është më e zbehtë pasi që raportohet se përkrahja për kombëtaret e tjera është ulur pasi që Kosova po beson në futbollin e Kombëtares se saj. Kombëtarja e tyre përfundoi e fundit në grupin për kualifikimet për Botëror por tani ajo menaxhohet nga trajneri veteran zviceran, Bernard Challandes – ata kanë ftuar një gjeneratë të re të dytë të talenteve të rinj dhe duket se do të përmirësohen dukshëm si Kombëtare në pesë vitet e ardhshme. Kjo do të thotë se, derisa marrëdhëniet sportive më Zvicrën mbesin të forta, aty ka të involvuara edhe palë të tjera.
Sido që të jetë kënaqësia do të jetë e pakufishme nëse Shaqiri, Xhaka apo Behrami do të luajnë rol decizivë në ndeshjen kundër Serbisë. Të treve iu kërkua nga Federata e Futbollit të Kosovës për të nënshkruar një peticion më 2012 që ata të japin mbështetjen e tyre që Kombëtarja e tyre të luaj në arenën ndërkombëtare; të gjithë e dinë se ata kanë bërë këtë, para se Mitrovic të thoshte deklaratën e famshme, por që koha atëherë ishte tjetër dhe ndryshe nga që është tani.
“Çfarë do të bëja nëse Kosova më dëshiron si kapiten? Natyrisht, do ta mendoja për këtë gjë”, kishte thënë Shaqiri gjatë Euro 2014, një deklaratë që kishte ngacmuar ndjenjat e zviceranëve në të cilën Kombëtare ai kishe zënë vend kryesor. Xhaka mandej kishte deklaruar se ai do të “bënte gjithçka” për të luajtur për Kosovën, por më vonë kishte ardhur konfirmimi nga FIFA se ky kalim nuk ishte i mundshëm.