Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt, akuzohet nga UEFA për sjellje të pahijshme në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit.
Trajneri katalonas u përjashtua prej ndeshjes në fund të pjesë së parë, pasi u përplas me gjyqtarin Antoni Mateu Lahoz, të cilin më vonë e quajti “special”.
Guardiola nuk ishte i lumtur që gjyqtari akordoi pozitë jashtë loje për të anuluar një gol të dytë për skuadrën e tij në fund të pjesë së parë.
City u eliminua me humbje në total 5 me 1, ndërsa 47-vjeçari tani duhet t’i përgjigjet akuzës nga UEFA.