Pep Guardiola beson se Lionel Messi është dhurata më e bukur që ka pasur historia e sportit. Trajneri i Manchester Cityt ka dhënë sot një deklaratë interesante për argjentinasin, të cilin e ka drejtuar nga sezoni 2008/12.
“Messi është ndër lojtarët më të talentuar të të gjitha kohërave. Unë do të doja të hyja në trurin e tij për të parë se si mund ta përballojë gjithë presionin që e ka nga Barcelona dhe Argjentina”, E gjithë bota pret nga ai që të shënojë nga tre gola në çdo ndeshje.
Lojtarët e skuadrës së tij e dinë që kanë në skuadër atë dhe mbështeten të ajo që jep ai në fushë. Champions? Njerëzit gabohen nëse mendojnë se ai mund t’i mund të gjitha ekipet çdo vit”, u shpreh Guardiola.