Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, do ta lejojë portierin kosovar Arijanet Muriç të largohet nga klubi në formë huazimi gjatë afatit kalimtar të kësaj vere, sipas The Sun.
20-vjeçari ishte në pozitën e portierit për Kosovën mbrëmjen e së hënës, kur Martin O’Neill dhe trajneri i portierëve të Nottingham Forestit, Seamus McDonagh, u panë në tribunat e stadiumit në në Sofje të Bullgarisë.
Pasi portieri i Manchester Cityt, Claudio Bravo, u lëndua gjatë fillimit të sezonit të kaluar, Muriçi u ftua nga Guardiola të kthehej nga huazimi i tij te klubi holandez, NAC Breda, dhe e vazhdoi sezonin 2018/19 si opsion i dytë për pozitën e portierit, pas Edersonit.
Kosovari luajti në pesë ndeshje për fituesin e Premierligës në rrugëtimin e tyre drejt triumfit në EFL Cup, duke e bërë një pritje të rëndësishme në penalltitë në përballjen me Leicester Cityn.
Por, tani ai do të lejohet se do të largohet nga klubi përsëri në formë huazimi. Kjo përvojë shpreson se Guardiola do ta përforcojë edhe më shumë portierin, duke i dhënë atij më shumë eksperiencë.
Ekipi në të cilin përflitet se Muriçi ka më së shumti gjasa për t’u transferuar është Nottingham Foresti, të cilët këtë afat kalimtar është në kërkim të një portieri.