Guardiola lë jashtë Sanen për sfidën ndaj Newcastle Unitedit, probleme mes tyre

Prishtinë | 01 Sht 2018 | 18:41 | Nga

Pep Guardiola nuk e ka ftuar fare yllin gjerman Leroy Sane për sfidën e sotme ndaj Newcastle Unitedit.

Goal raporton se Pep Guardiola nuk është i kënaqur me sjelljen e anësorit. Trajneri spanjoll beson se Sanes duhet t’i dërgohet një mesazh, dhe këtë e ka bërë duke mos e ftuar atë fare për sfidën e sotme, transmeton Koha.net.

22 vjeçari ka nuk ka pasur shumë minutazhë në tri ndeshjet e para të sezonit të ri në Premier Ligë, ndërsa raportohet se ishte i zhgënjyer që në barazimin 1-1 ndaj Wolvesit u inkuadrua nga bankina.

Gjatë ndeshjeve parasezonale Guardiola kishte thënë se Sane është shumë larg nga forma e tij më e mirë, megjithatë para sfidës së kaluar ai kishte thënë se s’ka asnjë problem me fitnesin ose sjelljen e tij.

Megjithatë, raportohet se në prapaskenë Guardiola dhe stafi i tij kanë të pa kënaqur me fokusin e Sanes, dhe beson se ylli gjerman ka nevojë për një goditje që ta “zgjojë atë” që ta rikthejë formën e tij më të mirë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme