Bernardo Silva mund t’i ndajë rrugët me Manchester Cityn në këtë verë.
Anësori portugez nuk është në planet e Pep Guardiolës dhe mund të shitet në këtë verë.
Trajneri spanjoll po tenton që të transferojë Jack Grealishin nga Aston Villa duke i hapur derën për largim Silvas.
Kështu, Barcelona dëshiron të përfitojë nga kjo situatë dhe ta transferojë anësori portugez qysh në afatin kalimtar veror.
Silva pëlqehet shumë nga Ronald Koeman dhe bisedimet me përfaqësuesit e tij tashmë kanë filluar.
Katalunasit planifikojnë që t’i bëjnë disa largime po ashtu në këtë verë, duke i liruar kështu vendin transferimit të portugezit.