Guardiola nuk preferon ndeshjet pa shikues

Prishtinë | 10 Mar 2020 | 15:36 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka thënë se do të preferonte që të shtyheshin ndeshjet e jo të luheshin pa shikues, shkruan BBC të martën, transmeton Koha.net.

Në shumë liga evropiane, por edhe në kupat evropiane, ndeshjet është vendosur të luhen pa shikues, për të evituar përhapjen e koronavirusit.

Trajneri i Cityt, Guardiola ka thënë se preferenca e tij do të ishte shtyrja e ndeshjeve.

“A funksionon futbolli pa shikues? Nëse njerëzit nuk mund të vijnë, atëherë nuk ka kuptim të luhet. Ne do të ndjekim urdhrat, por nuk do të pëlqeja ndeshjet pa shikues”, ka thënë Guardiola.

Të ngjashme