Guardiola përjashton një yll nga skuadra (Foto)

Prishtinë | 25 Kor 2017 | 09:17 | Nga

Pep Guardiola nuk e dëshiron Samir Nasin në skuadrës.
Sipas tabloidit britanik, Daily Mail, Pep Guardiola i ka bërë me dije Samir Nasrit se nuk ka vend në Manchester City.

Kështu, ylli i Francës, i cili sezonin e kaluar ishte i huazuar në Sevilla, duhet të gjej një skuadër të re.

“Nasri është shumë i papëlqyeshme për shkak të qëndrimit arrogant që ka, nuk e kuptoj pse ai është me ne këtu në turne”, ka thënë një burim i Manchester Cityt për Daily Mail.

Ish anëtari i Arsenalit, i cili ka kontratë edhe dy vite me Manchester Cityn, thuhet se kërkohet nga Roma.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme