Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola beson se është e pashmangshme që Xavi do të jetë një ditë trajner i Barcelonës.
Guardiola bëri emrin e tij si trajner në ‘Camp Nou’, ku ai mori detyrën e ekipit të parë në 2008, duke shënuar fillimin e një epoke të artë për klubin që përfshiu një tripletë në sezonin debutues.
Në mesin e shumë figurave ikonike që Guardiola kishte në dispozicion gjatë gjithë kohës së tij në krye të Barcës ishte Xavi, i cili kaloi 17 vjet në ekipin e parë pasi vendosi veten si një nga më të mëdhenjtë e gjigantëve katalanas, përcjell lajmi.net.
“Herët ose vonë do të ndodhë”, tha ai për 39-vjeçarin në një intervistë për Catalunya Radio.
“Ai është ende shumë i ri, por do të ndodhë. Ai e kupton futbollin dhe ka shumë pasion dhe përkushtim. Ai është i guximshëm dhe i thotë gjërat shumë qartë”.