Presidenti i Guatemalës, Jimmy Morales ka urdhëruar ambasadën e vendit në Izrael që të zhvendoset në Jeruzalem.
Në një post në Facebook, Morales tha se vendimi u mor pasi ai kishte folur me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanjahu.
Javën e kaluar, Guatemala ishte një nga nëntë vendet që votoi kundër një rezolute të OKB-së që i bëri thirrje Amerikës që të kthejë njohjen e Jerusalemit si kryeqytetin e Izraelit.
Donald Trump kërcënoi të ndërpres ndihmën ndaj kombeve që votuan kundër ShBA. ShBA është një donator i rëndësishëm i ndihmës në Guatemalë, një vend i varfër në Amerikën Qendrore.
Të dielën, zoti Morales tha se i kishte udhëzuar autoritetet e Guatemalës të fillonin “bashkërendimin e nevojshëm përkatës” përpara se të lëviznin ambasadën nga Tel Avivi në Jerusalem.
Ai tha gjithashtu se Guatemala kishte qenë një aleat i gjatë i Izraelit.