Ilkay Gundogan ka komentuar situatën në kombëtaren e Gjermanisë, pas fitores së gjermanëve 2:1 ndaj Perusë.
Gundogan i ka vlerësuar dy ndeshjet e para pas Botërorit si ndeshje pozitive për Gjermaninë, megjithëse fitorja e mundimshme ndaj Perusë e vë në pikëpyetje formën e “panzerëve”.
“Mendoj se në defanzivë kemi avancuar. Nuk i kemi dhënë mundësi kundërshtarit dhe kjo është e mirë, sidomos kur ke një kundërshtar si Franca” është shprehur anëtari i Manchester City-t.
Në anën tjetër duhet të përmirësohemi në disa aspekte. Kemi shënuar vetëm dy gola.
“Jemi pakëz të pa sigurt pas asaj që ngjau në Rusi, mirëpo dy ndeshjet e para pas botërorit ishin pozitive” përfundoi reprezentuesi gjerman.