Guri i LDK-së kritikon PSD-në se po u shërbejnë LVV-së

Prishtinë | 29 Maj 2026 | 19:32 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i LDK-së për deputet, Paris Guri, ka thënë që Partia Socialdemokrate po i shërben partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, pasi po merret me sulme ndaj partive opozitare, kryesisht ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“PSD-ja janë proxy të Lëvizjes Vetëvendosje. Lëvizja Vetëvendosje është duke e përdorur çdo armë për me e sulmu Lidhjen Demokratike të Kosovës”, ka thënë Guri në DPT Te Fidani në Klan Kosova.

“Shumicën e rasteve e ka me Lidhjen Demokratike të Kosovës, ma së shumti janë marë me LDK-në dhe kjo dëshmon jo diçka për PSD-në, por për Vetëvendosjen, që Vetëvendosja është duke i përdorur krejt mekanizmat e saj”.

Guri tha se PSD-ja është mekanizëm i VV-së, madje i dërguar si Kalë Troje te partitë opozitare.

“Absolutisht nuk ka diskutim që këta janë në shërbim të Lëvizjes Vetëvendosje”.

“Lëvizja Vetëvendosje është duke i përdorur për agjendat e tyre si palë dytësore ose tretësore.”

Të ngjashme