Kryetari i Forumit Rinor të LDK’së, Paris Guri ka reaguar pas kallëzimit penal të bërë ndaj tij e Lumir Abdixhikut nga Ministri i Bujqësisë, Faton Peci.
Guri thotë se arsyeja e padisë së Pecit e ka vetëm një përgjigje, e që sipas tij është “panika”.
“I KA KAPË PANIKA! E dinë që drejtësia po vjen. E dinë që LDK-ja po vjen. Arsyeja e padisë së tij, ka vetëm një përgjigje; PANIKË!”, tha ai.
Tutje, Guri thotë se kushdo që i ka futur duart në buxhetin e shtetit do të përballet me drejtësinë.
Postimi i plotë i tij: