Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka thënë të enjten se përfaqësuesit e grekëve dhe turqve të Qipros kanë dështuar që të arrijnë përparim në bisedimet joformale për të ardhmen e ishullit të ndarë. Por ai është zotuar se nuk do të heqë dorë nga procesi.
Shefi i OKB-së është përqendruar në mbikëqyrjen e bisedimeve treditore në Gjenevë, me synimin që t’i rinisë bisedimet e ngecura prej kohësh për ribashkimin e Qipros.
Mirëpo turqit e veriut të shkëputur të ishullit kanë insistuar për një marrëveshje të bazuar në dy shtete të ndara, të cilën grekët e përjashtojnë si opsion që e zyrtarizon ndarjen.
Bisedimet janë mbajtur midis liderit të turqve të Qipros, Ersin Tatar, dhe presidentit të Qipros greke, Nicos Anastasiades. N
ë takim kanë marrë pjesë edhe ministrat e jashtëm të tri vendeve, të ashtuquajtura “garantuese” të Qipros – Greqia, Turqia dhe Britania e Madhe. Raundi i mëhershëm i bisedimeve kishte dështuar më 2017.