Guvernatori Ismaili ligjëron në Fakultetin Ekonomik – Studentët do ta kryejnë praktikën në BQK

Prishtinë | 19 Mar 2024 | 11:57 | Nga Flutura Sogonjeva Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, ka mbajtur një ligjëratë me studentë të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prishtinës rreth rolit të BQK-së në Sistemin Financiar të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Guvernatori i BQK-së, para studentëve të këtij fakulteti foli për mandatin dhe organet vendimmarrëse brenda këtij institucioni.

“Është kënaqësi e veçantë të jem në Fakultetin Ekonomik pas disa kohësh. Kujtimet e mia janë të ndërlidhura ngushtë me të kaluarën time profesionale. Kemi nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Fakultetin Ekonomik me qellim të shkëmbej të dhëna kërkimore shkencore, dhe të ofroj tryeza të ndryshme të çështjeve ekonomike”, tha ai, teksa tregoi edhe për bashkëpunimet që kanë me institucione ndërkombëtare.

“Janë tri lloje vendimmarrjesh, si niveli i Guvernatorit i ndihmuar nga zëvendësguvernatori, duke vazhduar në nivelin e dytë të Bordit Ekzekutiv e pastaj Bordi i Bankës Qendrore. Bashkëpunim ndërkombëtar kemi me Bankën e Austrisë, Belgjikës, Luksemburgut, me Rezerva federale të ShBA-ve, Bankën Qendrore të Anglisë, Bankën Evropiane për Rindërtim e Zhvillim etj”, tha Ismaili.

E Dekani i Fakultetit Ekonomik në UP, u shpreh i lumtur nga vizita, siç tha të një ish-studenti të këtij departamenti.  

“Jam shumë i lumtur që guvernatori do mbaj ligjërate para studentëve të Fakultetit Ekonomik i cili do jetë frymëzim për gjeneratat e reja, ku ai ishte edhe student e ligjërues i këtij fakulteti. Ne kemi qenë gjithmonë partner të Bankës Qendrore ku sot e kemi nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për të hapur mundësi për studentët për praktikë. Një departament qe do krijohet brenda BQK do jenë pjesë e tij edhe studentët tanë”, tha Ismaili.

Të ngjashme