Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli priti në takim përfaqësuesit e BE-së

Prishtinë | 23 Pri 2024 | 15:20 | Nga Ekonomia Online

Sot, më 23 prill 2024, e martë, Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe
Hykolli, priti në Takim përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, Udhëheqësen e Njësisë së Zyrës së
Bashkimit Evropian në Kosovë, Anne-Sophie Huee, dhe Ekspertin për zhvillimin e kapaciteteve
njerëzore të Fondacionit Evropian për Trajnime, Matthias Themel.

Përfaqësuesit e BE-së e informuan Kryetarin Hykolli për projektet dhe programet e BE-së që tashmë
janë ngritur në Kosovë, e sidomos për Trajnimet lidhur me Arsimin Profesional dhe ndërlidhjen e tij
me tregun e punës, e po ashtu edhe për rëndësinë e dialogut social në këtë çështje. Themel u
ndërlidh edhe me çështjen e Seminarit Shkëmbues Tripalësh i cili pritet të mbahet në Bruksel prej 29
deri më 31 maj 2024 e që ka të bëjë me tranzicionin e gjelbër e në të cilin Kryetari Hykolli do të
marrë pjesë. Ndërsa Huee shpalosi programet që Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë është
duke i përkrahur dhe zhvilluar në të mirë të qytetarëve të Kosovës.

Kryetari Hykolli i njoftoi të pranishmit për organizimin sindikal dhe për veprimet sindikale të BSPK-së.
Pos të tjerash në takim u bisedua edhe për Këshillin Ekonomiko-Social po edhe për Marrëveshjen e
Përgjithshme Kolektive, si dhe për angazhimin e BSPK-së në rrjedhat dhe në aktivitetet përkitazi me
mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të punëtorëve po edhe për përfshirjen në projektet dhe në
programet e BE-së.

Kryetari Hykolli falënderoi përfaqësuesit e BE-së, Themel dhe Huee, për praninë e tyre dhe për
të gjithë përkushtimin e BE-së me përkrahje të drejtpërdrejtë dhe praktike në drejtim të ngritjes së
mirëqenies sociale dhe ekonomike të të punësuarve në Kosovë.

Të ngjashme