Guvernatori Mehmeti: 2021-ta pritet të jetë një vit më pozitiv për ekonominë

Prishtinë | 09 Pri 2021 | 16:59 | Nga Ekonomia Online

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka thënë se pandemia e COVID-19 tash e mbi një vit ka prekur shumë sektorë.

Ai ka thënë se ndikimi i koronavirusit është vërejtur që nga rënia ekonomike e regjistruar më 2020.

Por sipas tij gjërat pritet të ndryshojnë për vitin 2021.

“Për sa i përket vitit 2021, fatkeqësisht problemet me pandeminë po vazhdojnë të jenë të pranishme, mirëpo ekonomia është në përgjithësi e hapur, prandaj nëse vazhdohet me këtë ritëm mund të themi se pritet të jetë një vit më pozitiv për ekonominë sesa viti paraprak. Për më tepër, lehtësimi i qasjes në financa për sektorin privat përmes skemës së garantimit të kredive po ashtu pritet të luajë një rol të rëndësishëm në nxitjen e aktivitetit ekonomik”, ka deklaruar Mehmetim në një intervistë për KlanKosova.tv.

Në këtë intervistë Mehmeti ka folur edhe për sektorin bankar dhe institucionet bankare, investimet e huaja direkte e deri te ndikimi i COVID-19 në këtë sektor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme