Guvernatori Nurboja priti në takim ambasadorin turk Angili

Prishtinë | 22 Maj 2023 | 14:20 | Nga Ekonomia Online

Ushtruesi i detyrës së guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Bashkim Nurboja i
shoqëruar nga u.d zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje Financiare, Nexhat Kryeziu, kanë pritur në
takim, ambasadorin e Turqisë në vendin tonë, Tunç Angili.

Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe rolin e Turqisë në
investimet në Kosovë sidomos në sektorin financiar.

Me këtë rast, Guvernatori Nurboja ka falënderuar Turqinë për ndihmën që i ka dhënë dhe vazhdon t’i
japë Kosovës në zhvillimin ekonomik dhe financiar.

Nga ana tjetër, ambasadori Tunç Angili, ka shprehur gatishmërinë për të rritur bashkëpunimin mes dy
institucioneve.

Të ngjashme