Tre studentë po diskutojnë se kush e ka profesorin më të rreptë dhe çfarë do të thotë të kesh guxim të vërtetë në provim.
- Studenti i parë: “Unë hyra në provim, nuk dita asgjë, ia lashë fletën bosh profesorit dhe i thashë: ‘Vendos faturën këtu!’ Kjo është guxim!”
- Studenti i dytë: “Kjo s’është asgjë. Unë hyra në provim, i gjuajta tavolinës me grusht dhe i thashë: ‘Unë nuk pyetem, unë pyes!’ Kjo po që është guxim!”
- Studenti i tretë: “Ju nuk dini çfarë është guximi. Unë shkova në provim, u ula në fund të sallës, ndeza një cigare dhe i thashë profesorit: ‘O shef, shtoja një çaj asaj tavoline se na mbyti etja!’ “