Guxo nderon vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën, Statovci: Vizioni i tyre, sikur projekti i Rilindjes

Prishtinë | 17 Jan 2023 | 20:18 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Lëvizjes Guxo, Jeta Statovci sot së bashku me antarët e tjerë të kësaj partie nderuan tre veprimtarët e shquar të lëvizjes kombëtare Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.

Ata u vranë para më shumë se katër dekada u vranë nga shërbimi sekret jugosllav.

Ajo tha se Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka e Bardhosh Gërvalla ishin ata që filluan realizimin e projektit themeltar të Rilindjes Kombëtare për të drejtat e kombit tone.

‘’ Udhëheqjen e lëvizjes kombëtare për liri nga një profil si Jusuf Gërvalla, e nxiti periudha e vështirë në të cilën jetoi populli ynë. Koha kërkonte aktivist e drejtues që kishin ndjenjën, trimërinë, dijet e kualifikuara mbi shoqërinë, filozofinë, kombin, artin e elitar e kulturën. I tille ishte Jusufi, Kadriu e Bardhoshi’’, shkruajti ndër të tjera deputetja Statovci në Faecbook.

Postimi i plotë:

Sot ishim për të nderuar tre veprimtarët e shquar të lëvizjes kombëtare Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, të cilët para më shumë se katër dekada u vranë nga shërbimi sekret jugosllav.

Me Jusuf Gërvallën, Kadri Zekën e Bardhosh Gërvallën, rifillon për të mos ndaluar më, realizimi i projektit themeltar i Rilindjes Kombëtare për të drejtën e kombit tonë për subjektivitet e kontribut në radhën e kombeve të lira të botës.

Udhëheqjen e lëvizjes kombëtare për liri nga një profil si Jusuf Gërvalla, e nxiti periudha e vështirë në të cilën jetoi populli ynë. Koha kërkonte aktivist e drejtues që kishin ndjenjen, trimërinë, dijet e kualifikuara mbi shoqërinë, filozofinë, kombin, artin e elitar e kulturën. I tille ishte Jusufi, Kadriu e Bardhoshi.

Serbia u përpoq të godiste lëvizjen kombëtare në qendër. Shtetet që udhëhiqen me logjikë të pushtimit e shtypjes së popujve tjerë, e kanë këtë të përbashkët: godasin vlerat e larta humane.

Vizioni i tyre, sikurse projekti i Rilindjës, janë të pazakonta prandaj janë të tejkohshme. Sot, ne punojmë e udhëhiqemi nga vizioni i Jusufit, Kadriut e Bardhoshit përvecse i kujtojmë me përulësi për vepren e tyre.

Jusufi ishte i lidhur shumë me tokën dhe vendin e lindjes, ne sot ishim pikërisht aty te toka dhe vendi i tij, për të kujtuar jo vetëm ditën e humbjes së tij, por dhe jetën shumë dimensionale që jetoi.

Qoftë i përhershëm kujtimi për ta!

Të ngjashme