Haaland, Lewandowski apo Mbappe: UEFA nominon më të mirët e vitit

Prishtinë | 13 Gus 2021 | 14:16 | Nga Ekonomia Online

Erling Haaland, Robert Lewandowski dhe Kylian Mbappé do të luftojnë për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit nga UEFA.

Lajmin e ka bërë të ditur vet UEFA në faqen zyrtare, derisa ka zbuluar edhe nominimet në kategori tjera.

Çmimi i portierit më të mirë do të ndahet mes Courtois, Ederson dhe Mendy (Chelsea).

Për çmimin e mesfushorit më të mirë për vitin 2021 janë nominuar; De Bruyne, Jorginho dhe N’Golo Kante – tre futbollistë që luajnë në Premierligë.

Edhe në fazën defensive, në mbrojtje, UEFA ka nominuar tre futbollistë që luajnë në Angli, , Azpilicueta, Ruben Dias dhe Antonio Rudiger.

Derisa për sulmuesin më të mirë të sezonit, janë nominuar Erling Haaland, Robert Lewandowski dhe Kylian Mbappé, transmeton Gazeta Express.

Të ngjashme