Haaland me lëvdata për dy transferimet e reja të Cityt

Prishtinë | 06 Sht 2026 | 16:40 | Nga Ekonomia Online

Erling Haaland ka mbetur i impresionuar nga Enzo Fernandez dhe Iliman Ndiaye, pas fitores 1-0 ndaj Coventryt.

“Të dy bënë një ndeshje shumë të mirë. Enzo bëri shumë mirë në aksionin e golit, ndërsa Ndiaye e tregoi menjëherë cilësinë e tij. Mënyra si driblon dhe kalon lojtarët ishte e jashtëzakonshme”, deklaroi norvegjezi.

Fernandez iu bashkua Cityt për 125 milionë funte, ndërsa Ndiaye për 65 milionë, duke qenë dy nga përforcimet kryesore të klubit gjatë verës.

Haaland, ndërkohë, shënoi golin e vetëm të ndeshjes dhe arriti 300 gola në karrierën e tij me klube.

Të ngjashme