Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, ish-zëvendëskryetare e Komisionit për Buxhet dhe Financa, Safete Hadërgjonaj, ka thënë se vonesa për krijimin e institucioneve të reja u dërgon mesazhe negative investitorëve, e dëmton kredibilitetin e vendit te ndërkombëtarët, edhe ekonominë, e rritë edhe më shumë deficitin tregtar, rrezikon partneritetin me institucionet financiare ndërkombëtare, e dëmton zhvillimin e biznesit në Kosovë, si dhe thellon edhe më tutje shkallën e lartë të papunësisë.
Hadërgjonaj për “Epokën e Re”, ka folur për krizën financiare që ka kapluar “Infrakos” dhe “Trainkos” dhe ka thënë se ndërmarrjet publike duhet t’i sigurojnë pagat e të punësuarve të vetë me punën e tyre.
Megjithatë ajo ka theksuar se ndoshta me rishikim të buxhetit duhet të subvencionohen prapë këto ndërmarrje që të dalin nga kriza.