Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Johanes Hahn tha se Prishtina dhe Beogradi duhet të vazhdojnë dialogun e pezulluar pas vendosjes së taksës nga qeveria e Kosovës për produktet që vijën nga Serbia Bosnja, raporton Ekonomia Online.
Hahn në konferencë për medie bashkë me përfaqësuesen e Lartë e BE-së Federica Mogherini, pas publikimit të dokumentit strategjisë së zgjerimit dhe raportin për Kosovën, u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të heqin taksën ndaj mallrave serbe.
“Serbia duhet ta krijojë një mjedis të favorshëm për marrëveshje me Kosovën. Fjalimi i ditët të fundit të Vuçiqit tingëllon pozitiv, por kur vijmë te Kosova, Kosova duhet të fokusohet te marrëveshja për stabilizim dhe asovim dhe duhet ta heqë taksën dhe të vazhdojë dialogun me Serbinë. Në qershor do ta bëj edhe një përpjekje për ta zhbllokuar këtë çështje”.
“Duhet ta përdorim çdo mundësi dhe të bëjmë çdo gjë të mundur që po bllokon këtë situatë. Është me rëndësi të theksohet se çdo që po bëjmë bazohet në fakte. Mbetet shumë punën në Ballkanin Perëndimor”, tha Hahn.
Ai ka paralajmëruar se do të qëndrojë për vizitë në Prishtinë dhe Beograd gjatë muajit qershor, për siç tha ai “për të bërë përpjekje për të zhbllokuar këtë situatë, ndoshta për të përgatitur diçka për korrik”.
Komisioni Evropian sot ka publikuar raportin për vitin 2019 për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në raportin e tij për Kosovën, Komisioni Evropian ka bërë të ditur se Kosova ka shënuar progres në zbatimin e disa reformave kryesore të lidhura me BE-në, veçanërisht në lidhje me përmirësimin e sundimit të ligjit dhe administratës publike.
Në raport përmendet edhe numri i madh i zëvendësministrave në Qeverinë Haradinaj.
“Rritja e tepruar e qeverisë, duke përfshirë rritjen e mëtejshme të numrit të zëvendësministrave, ka vazhduar të ndikojë në kredibilitetin dhe efektivitetin e saj”, thuhet në raportin e KE-së.
Raporti thekson se situata në veri të Kosovës vazhdon të mbetet sfiduese.
“Sistemi gjyqësor i Kosovës është në një fazë të hershme. Janë arritur disa përparime pas miratimit të Ligjit për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve dhe Ligjit për Ndërmjetësim dhe avancimi i sistemit elektronik i menaxhimit të rasteve. Gjyqësori ende është i prekshëm ndaj ndikimeve politike”.
Lidhur me normalizimin e marrëdhënieve Kosovë- Serbi, në raport thuhet e ka ende punë për tu bërë në këtë aspekt duke përmendur vendosjen e taksës 100% për produktet nga Serbia dhe Bosnja.
“Sa i përket marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimit rajonal , Kosova vazhdoi të merrte pjesë në shumicën e forumeve rajonale. Megjithatë, vendimi i Kosovës për të vendosur një tarifë prej 100% në importet nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina ka dëmtuar përpjekjet e bashkëpunimit rajonal”.
“Sa i përket normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë , Kosova ka mbetur e angazhuar në dialog. Megjithatë, qeveria e Kosovës duhet të revokojë tarifën për importet nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina”.
“Kosova duhet të bëjë përpjekje të mëtejshme të konsiderueshme për të krijuar një mjedis të favorshëm për përfundimin e një marrëveshjeje ligjore me Serbinë. Një marrëveshje e tillë është urgjente dhe vendimtare në mënyrë që Kosova dhe Serbia të përparojnë në rrugët e tyre evropiane”, theksohet në raport”.
http://europa.eu/rapid/press-release_COUNTRY-19-2776_en.htmLEXONI EDHE: