Komisioneri i Bashkimit Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim Johannes Hahn nesër do të qëndroj për vizitë në Kosovë ku do të takohet me liderët shtetëror, njofton “zëri.info”.
Hahn do të zhvillojë takim me presidentin e vendit Hashim Thaçi, me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe me kryeparlamentarin Kadri Veseli.
Hahn në Kosovë vie pas vendosjes së taksës 100 për qind për produktet që hyjnë nga Serbia dhe nga Bosnja e Hercegovina ndërsa është njoftuar që temë diskutimi do të jetë edhe bllokada ajrore që Serbia I bën Kosovës tash e një kohë.