Justin Bieber fluturoi për në Bahamas me gjëra goxha me vlerë.
Ai i propozoi të dashurës Hailey Baldwin, e cila i tha po, me një unazë prej diamanti.
Jack Solow, pronari i Solow & Co. ku Justin e bleu unazën, ka thënë se këngëtari ishte i interesuar në diçka me gjashtë deri në dhjetë karat.
Ndonëse ai nuk e ka treguar çmimin përfundimtar, sipas TMZ unaza me të cilën Bieber e realizoi propozimin ka vlerë rreth gjysmë milion dollarë.