Hajdar Beqa i PDK-së: Në Gjakovë u vodhën votat me “trenin bullgar”

Prishtinë | 10 Shk 2025 | 21:56 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa ka akuzuar pushtetin për vjedhje të votave në qytetin e Gjakovës.

Sipas tij, në Gjakovë ka ndodhur fenomeni i “Trenit Bullgar”, nga ku rezulton të jetë e mbivotuar partia në pushtet.

‘’Sipas raporteve të vëzhguesve të zgjedhjeve nga subjekti ynë, ekziston dyshimi i bazuar që se paku ne dy Qendra te Votimit njëra ne shkollën Zejeria Rexha dhe tjetra në shkollën Fehmi Agani në Gjakovë, ka ndodhur fenomeni i “Trenit Bullgar”, nga ku rezulton të jetë e mbivotuar partia në pushtet’’, ka thënë Beqa.

Ai u ka bërë thirrje organeve të e drejtësisë që të merren me trajtimin e këtij rasti.

Të ngjashme