Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka zhvilluar një takim të me qytetarët e lagjes “Mulla Jusufit” në Gjakovë, ku falënderoi banorët për mikpritjen dhe bisedat e frytshme. Beqa theksoi se angazhimi dhe gatishmëria e përbashkët e qytetarëve janë të rëndësishme për të ecur përpara dhe për të arritur fitoren.
“Faleminderit për mikpritjen dhe bisedat e frytshme! Me gatishmëri dhe angazhim të përbashkët, ecim drejt fitores,” ka thënë Beqa, duke shprehur besimin se bashkëpunimi me qytetarët do të sjellë ndryshime pozitive dhe zhvillim të qëndrueshëm për Gjakovën dhe për Kosovën.