Ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MMPS), Skënder Reçica, i ka dorëzuar kompetencat te ministrja e re e Ekonomisë, Punësimit, Industrisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, raporton Ekonomia Online.
Ish-ministri ka njoftuar ministren e re për punët që janë bërë në mandatin e tij.
“Kemi në proces një pjesë të ligjeve në Kuvend, ku një pjesë e tyre kanë kaluar në lexim të parë por fatkeqësisht ndodhi që u shpërbe Kuvendi dhe kanë mbetur pa përfunduar mbarimi i dytë dhe përfundimi në leximin e dytë, siç është ligji i punës, ligji për inspektoratin. Sa i përket reformës pensionale, ne kemi përfunduar punën si ministri dhe e kemi dërguar në qeveri por ajo nuk është miratuar për tu përcjellë më pas në Kuvend”, tha Reçica.
E Rozeta Hajdari ka falënderuar ish-ministrin Reçica për punën që ka bërë për këto vite.
“Ju përgëzoj për punën e bërë deri me tani dhe shpresoj se me kompetencën që e gjej në këtë ministri do të kemi vazhdimin e proceseve që janë iniciuar në qeveri ku shpresoj se do të gjejë bashkëpunim shumë të afërt”, tha Hajdari.