Hajdari: Tribunali i Hagës nuk po bashkëpunon për krimet e luftës

Prishtinë | 06 Dhj 2019 | 14:47 | Nga Ekonomia Online

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDH Kosovë) ka organizuar panelin e diskutimit në temën: “Krimet e luftës-Sigurimi i provave, sfidat dhe përvojat me dëshmitarë”, raporton Ekonomia Online.

Prokurorja dhe Udhëheqësja e Departamentit për krime lufte në kuadër të Prokurorisë Speciale Drita Hajdari, , ka thënë se është i vështirë bashkëpunimi me Tribunalin e Hagës për të siguruar dëshmi për krimet e luftës në Kosovë.

“Grumbullimi i gjërave materiale është i komplikuar se shumë herë hasim në informata se viktimat janë eksponuar dhe ndaj tyre janë kryer dhe obduksion, kemi informata se ato raporte të obduksionit i ka marrë Tribunali i Hagës. Pyetja është se si t’i marrim ato raporte nga Haga. Problem më i madh është bashkëpunimi me Hagën dhe unë kam menduar se nuk do të kemi problem por që kemi hasur në problem me Hagën se ata kanë thënë se Haga është themeluar në bazë të vendimit në kohën e ish-Jugosllavisë, dhe kjo e fundit ka qenë pjesë e OKB-së, ndërsa, Kosova nuk është pjesë e OKB-së. Por bashkëpunimi me Serbinë nuk ekziston me ta”, ka thënë Hajdari.

Hajdari ka thënë se Tribunali i Hagës ka qenë i informuar se krimet kanë ndodhur brenda territorit të Republikës së Kosovës.

“Sa i përket Tribunalit të Hagës përgjigja ime ka qenë se Haga ka qenë e informuar se krimet kanë ndodhur brenda territorit të Kosovës dhe kujt i konvenon dhe e them se kjo i konvenon kriminelëve serb që të mbyllet procesi pa ndëshkime”, ka thënë ajo, raporton EO.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme