Kërcënohet prokurorja Hajdari, Policia thotë se rasti është duke u trajtuar

Prishtinë | 11 Jan 2020 | 13:25 | Nga Ekonomia Online

Prokurorja speciale, Drita Hajdari e cila ka ngritur dhe përfaqësuar aktakuzën ‘Pronto’, të shtunën ka denoncuar në Policinë e Kosovës një rast kërcënimi.

Policia e Kosovës përmes një përgjigje me shkrim kanë thënë se janë duke e trajtuar këtë çështje.

“Mund të konfirmojmë se e njëjta sot është paraqitur në stacion policor, për ta raportuar një rast, për të cilin është duke u intervistuar. Rasti do të trajtohet nga njësitet relevante policore, në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente”, thuhet në përgjigjën e Policisë se Kosovës.

Siç është bërë e ditur kërcënimet ndaj Hajdarit janë bërë në një portal derisa po transmetohej intervista e saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme