“Hajdeni, hajdeni – nuk ke ofertë, ishte detyrim”, Hamza për Kurtin

Prishtinë | 06 Tet 2026 | 17:27 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se oferta e liderit të VV-së, Albin Kurtit, për të votuar deputetët e PDK-së, përfshirë Bekim Sejdiun si kandidat për president, nuk ishte ofertë, por “detyrim”, raporton Ekonomia Online.

“Nuk ke ofertë, ke një lloj detyrimi, pa marrëveshje, pa bisedë. Ejani, votoni, hajdeni, hajdeni, sillni votat. Po i referohem konferencës për shtyp. PDK-ja i ka 22 vota, dje, pardje e ditëve të kaluara unike”, tha Hamza.

Tutje Hamza ka thënë se kandidati për president, Bekim Sejdiu nuk është marrëveshje me PDK-në por me LDK-në.

Të ngjashme