Kërkim i gjerë në Britani, për hajdutët akrobatë që në natën mes 29 dhe 30 janarit të vitit të kaluar arritën të grabisin 160 libra të rrallë, të mbajtur në një depo jo shumë larg nga Aeroporti Heathrou në Londër.
Ata u ulën nga lart me kabllo çeliku dhe duke marrë një plaçkë prej dy milion paund, e cila përfshin ndër të tjera, edicione të hershme të veprave të Kopernikut, Dantes dhe Galileo Galileit.
Vjedhja u njoftua të shtunën e kaluar, por hetimi nuk ka prodhuar ende rezultate. Këto libra aq të vyer duket se janë zhdukur. Hajdutët, tre me sa duket, kanë arritur të hyjnë përmes një çatie prej xhami dhe kanë bërë kërdinë në thesare, që u përkasin koleksionistëve të ndryshëm.
Mes xhevahireve kulturore është një kopje e vitit 1566 e “De Revolutionibus Orbium coelestium” i Kopernikut, vlerësuar nga ekspertët për 215 000 paund.