Hajnat grabisin tre mijë euro nën kërcënimin e kallashnikovit

Prishtinë | 17 Sht 2024 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka ndodhur një grabitje në një pompë të derivateve në Volljakë të Klinës.

Ankuesit kanë raportuar në polici se nën kërcënimit e armës së gjatë (kallashnikov), dy persona të maskuar kanë arritur të grabisin tre mijë euro.

Kjo u bë e ditur nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Personat e dyshuar kanë ikur në drejtim të panjohur dhe policia është në kërkim të tyre”, tha Gashi.

“Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet relevante dhe po zhvillohen hetimet lidhur me rastin”, tha ai për Klankosova.tv

Të ngjashme