Hysni Zuka nga Pozherani, i cili është invalid dhe që jeton i vetëm për më shumë se një vit, ditë më parë në shtëpi i erdhën mysafirë të paftuar dhe të maskuar.
Persona të pa njohur që i hynë në shtëpi duke e kërcënuar ia morën hiq më pak se 2 mijë e 600 euro, siç thotë ai, të cilat i kishe tubuar nga pensioni invalidor.
Këto mjete Hysniu i cili është i amputuar, pa njërën këmbë, thotë se ato i kishte për ushqim, veshmbathje e për shtrojë e mbuloj.
Por, hajnat ishin të pamëshirshëm dhe i morën krejt ato para që i kishte.
Hysniu tregon se si ndodhi rasti.Ky lajm ka tronditur edhe banorët e këtij vendbanimi se si një personi me aftësi të kufizuar i ndodhë një rast i tillë dhe kërkojnë nga organet që të kapen hajnat dhe të dënohen por edhe që Hysniut të i kthehen mjetet.
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore, dhe rasti sipas tyre është duke u hetuar por deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar.
https://youtu.be/wSfpz6El-Bo