Hajnat në Drenas rrehin punëtorin e marketit dhe vjedhin arkën me 3 mijë euro

Prishtinë | 16 Qer 2018 | 14:15 | Nga

Gjatë ditës së djeshme në marketin e një pompe të derivateve në Drenas ka ndodhur vjedhje e rëndë. Disa persona të armatosur dhe të maskuar kanë goditur punëtorin e marketit dhe më pas kanë vjedhur arkën me 3 mijë euro dhe cigare, ka njoftruar policia.

Të njëjtit janë larguar nga vendi i ngjarjes për në drejtim të panjohur, ndërsa punëtori ka pranuar ndihmë mjekësore.

Policia po merret me rastin.

Njoftimi i plotë:

Gllogoc 15.06.2018-02:30. Viktima mashkull K/Shqiptar, ka raportuar se gjersa ishte duke punuar në një pompë të derivateve,  disa persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë ma forcë në market, me ç ‘rast me kondak të armës kanë goditur një punonjës të maketit, pastaj nga arka kanë grabitur rreth 3000€ dhe  një sasi të cigareve. Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa viktima ka pësuar lëndime trupor dhe i është ofruar ndihmë mjekësore. Rasti është duke u hetuar, nga njesitet policore.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme