Hajnat vjedhin 1 mijë euro në një shtëpi në Fushë-Kosovë

Prishtinë | 16 Kor 2018 | 10:53 | Nga

Dy persona i janë futur në shtëpi një pronari në Fushë-Kosovë të dielën dhe pasi e kanë kërcënuar atë, ia kanë vjedhur 1 mijë euro të holla e një zinxhir ari.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti është lajmëruar nga pronari, i cili ka thënë se nën kërcënimin e shkopinjve të drurit hajnat ia vodhën çantën me para brenda shtëpisë së tij.

“Viktima ka njoftuar se dy persona të dyshuar të panjohur, me maska kanë hapur me forcë derën e shtëpisë dhe nën kërcënimin e shkopinjve të drurit ia kanë grabitur çantën me dokumente personale, 1000 (njëmijë) € si dhe një zinxhir ari”, ka thënë Policia.

Nuk raportohet për të lënduar. Njësitet e hetuesisë së Policisë së Kosovës kanë identifikuar dhe kanë arrestuar të dyshuarin.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet për 48 orë në qendrën e mbajtjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme