Një vjedhje e rëndë ka ndodhur të shtunën mbrëma në Podujevë.
Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se hajnat kanë arritur të vjedhin para dhe stoli ari në shtëpinë e viktimës.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar në polici se nga person-a të panjohur i është hapur me forcë dera e hyrjes së shtëpisë së tij e cila ishte pa përkujdesje dhe sipas ankuesit i janë vjedhur para te gatshme dhe stoli ari. Rasti vazhdon të hetohet nga Policia e Kosovës”, thuhet në raportin e policisë.